Ne bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014 28.01.2014 të Ministrisë
së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, neni 13,
Këshilli i Shkollës së Mesme Elektroteknike "Gjin Gazulli" nxjerr këtë:

RREGULLORE

Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të Shkollës së Mesme Elektroteknike "Gjin Gazulli".

Neni 1 – Qëllimi

Kjo rregullore ka për qëllim të rregullojë të drejtat, detyrimet, veprimet e ndaluara, vijueshmërinë në mësim, masat dhe procedurat
disiplinore, si dhe zbatimin e tyre ndaj nxënësve që shkelin rregullat e kodit të mirësjelljes.

Neni 2 – Detyrimet e nxënësit

Për zhvillimin e rregullt të procesit mësimor, përcaktohen këto detyrime për nxënësit:
1. Të ndjekë mësimin sipas orarit të përcaktuar nga SH.M.E. “Gjin Gazulli”.
2. Të respektojë Kodin e Mirësjelljes në SH.M.E. “Gjin Gazulli”.
3. Të respektojë integritetin dhe personalitetin e çdo anëtari të personelit të shkollës.
4. Të jetë i përgatitur për mësim dhe praktikë profesionale.
5. Të vijë në shkollë me fletore dhe libra.
6. Të ruajë inventarin dhe pasurinë e shkollës.
7. Të kujdeset për higjienën dhe mjedisin e shkollës.
8. Të arsyetojë mungesat në kohën e duhur.
9. Të mbajë uniformën e shkollës gjatë procesit mësimor dhe praktikës profesionale.
10. Pas përfundimit të mësimit, nxënësi mund të qëndrojë në shkollë vetëm në aktivitete të organizuara nga përgjegjësit e shkollës.

Neni 3 – Veprimet e ndaluara

Nxënësit i ndalohet:
• Mungesa e paarsyeshme nga SH.M.E. “Gjin Gazulli”.
• Mbajtja e armëve të ftohta dhe të zjarrit, si dhe e mjeteve të tjera që rrezikojnë jetën e nxënësve dhe personelit

Neni 6 – Vërejtjet

• Vërejtja me gojë i shqiptohet nxënësit që bën shkelje të lehta të rregullave të shkollës.
Për këtë masë është kompetent kujdestari i klasës.

Neni 7 – Vërejtja me shkrim

• Vërejtja me shkrim i shqiptohet nxënësit që përsërit shkeljet e rregullave të shkollës.
Kjo masë disiplinore jepet nga drejtori i shkollës me propozimin e kujdestarit të klasës.

Neni 8 - Masa e pezullimit të përkohshëm nga aktivitetet jashtëshkollore

1. Nxënësi mund të pezullohet nga aktivitetet jashtëshkollore si garat, ekskursionet,
vizitat dhe shetitjet nëse me sjelljen e tij pengon këto aktivitete.
2. Pezullimi shqiptohet me propozim të organizuesit të garës dhe vendoset nga kujdestari i klasës.

Neni 9 – Masa e pezullimit nga shkolla

1. Pezullimi deri në 3 ditë i shqiptohet nxënësit që nuk përmirëson sjelljen edhe pas marrjes së vërejtjeve paraprake.
2. Kjo masë jepet nga drejtori i shkollës me propozimin e kujdestarit të klasës.

Neni 10 – Pezullimi nga shkolla nga 1 deri në 3 muaj

1. Pezullimi për 1 muaj i shqiptohet nxënësit që nuk përmirëson sjelljen edhe pas masave disiplinore paraprake.
2. Pezullimi nga 1 deri në 3 muaj i shqiptohet nxënësit në këto raste:
a) Kur kryen sjellje të dhunshme apo agresive që pengon procesin mësimor.
b) Kur mungon mbi 32 orë pa arsye.
c) Kur nuk zbaton vendimet e organeve të shkollës ose në raste të tjera të parashikuara në rregulloren e shkollës.
3. Këto masa shqiptohen nga drejtori i shkollës me propozimin e kujdestarit të klasës dhe pas njoftimit të Këshillit të Shkollës.

Neni 11 – Procedura për zbatimin e masave

1. Kujdestari i klasës ose udhëheqësi i aktivitetit jashtëshkollor merr iniciativën për vendosjen e masave.
2. Për të gjitha masat e marra, prindi duhet të njoftohet dhe të jepet konfirmim që ai është në dijeni.
3. Nxënësi gjithashtu duhet të njoftohet.
4. Të gjitha masat duhet të shënohen në ditar dhe në procesverbal.
5. Masat e shqiptuara me shkrim publikohen në tabelën e shpalljeve.

Neni 12 – Mësimi alternativ

1. Drejtori i shkollës është i obliguar të njoftojë DKA-në për çdo masë
disiplinore të shqiptuar sipas nenit 10 dhe të kërkojë sigurimin e mësimit
alternativ për nxënësit e pezulluar.
2. DKA është e detyruar të sigurojë mësim alternativ për nxënësit e pezulluar.

Neni 13 – E drejta për ankesë

1. Shkalla e parë – Këshilli i SH.M.E. “Gjin Gazulli”.
2. Shkalla e dytë – DKA e Prishtinës.
3. Pala e pakënaqur me masat e shqiptuara ka të drejtën e ankesës brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit.
4. Organi kompetent shqyrton ankesën brenda 3 ditëve nga pranimi i saj.
5. Ankesa kundër masës disiplinore bëhet te organi kompetent i shkallës së dytë (DKA).
6. Ankesa pezullon zbatimin e vendimit, përveç në rastet kur rrezikohet siguria e nxënësve.

Neni 14 – Hyrja në fuqi

Kjo rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit nga Këshilli i Shkollës